Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Shqiptarja u martua me një njeri me ngjyrë/ Derisa i lindi vajza, familja s’i fliste burrit të saj

Protestat pas v dekjes së George Floyd në duart e policisë, nxorrën përsëri në pah betejën e dh imbshme për barazi ra core në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet r acore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë?

Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Nwachukwu (Nuaçuku) ndanë përvojën e tyre me Rudina Dervishin e Zërit të Amerikës. Jonida dhe Namdi, një çift shqiptaro-nigerian në Uashington DC, i dinë mirë vështirësitë dhe sfidat që sjell një martesë dy-racore.

Marrëdhënia e tyre kaloi ditë të errëta në fillimet e saj, pasi u refuzua për një kohë të gjatë nga prindërit dhe familja e Jonidës.

“U rrita në një familje tradicionale myslimane nga Shkodra. Kisha udhëzime të qarta edhe pse të pathëna qe të martohesha me dikë nga veriu dhe nga e njëjta fe. Sigurisht, nuk u nisa me synimin të gjeja dikë që do të ishte komplet e kundërta. Gjeta një njeri të mirë me të cilin ndërtova miqësi dhe filluam të dilnim që në kulturën tonë nënkupton martesën (qesh)” thotë Jonida për Zërin e Amerikës.

“Nuk më pranuan që isha partneri i saj, derisa lindi vajza. Në atë kohë kishim qenë bashkë për gati tetë vjet. Imagjinoni të jesh në një marrëdhënie ku jeton vetëm pesë minuta larg nga prindërit e bashkëshortes, për të cilët unë nuk ekzistoja”, thotë Nnamdi për Zërin e Amerikës.

Jonida thotë se iu desh të bënte një jetë të dyfishtë për një kohë të gjatë duke u përpjekur të menaxhonte veças dy gjëra shumë të shtrenjta për të, Namdin dhe familjen e saj.

“Kam vepruar me një mentalitet të heshtur që nuk më shërbeu në aspektin afat-gjatë. Në retrospektivë e di që nuk mund ta përsëris atë gabim. Ja ku jemi tani. Të gjithë po i rishikojmë marrëdhëniet racore dhe po i analizojmë në një kontekst shumë më të gjerë se martesa, në shoqëri, dhe kudo në realitet”.

“Unë isha në sediljen e shoferit kur polici më ndaloi dhe i kërkoi Namdit licensën, pa m’u drejtuar mua që kisha bërë shkeljen….“Ai i zbaton rregullat si asnjë tjetër. Unë, si shqiptare, provoj t’i thyej. Gjithmonë provoj limitet, por jo ai. Tani e kuptoj arsyen. Ai nuk guxon t’i thyejë, pasi për të, kjo mund t’i kushtojë jetën. Për dikë tjetër, jo me atë ngjyrë, nuk është e njëjta gjë”.

Lindja e vajzës i dha një dimension të ri vështrimit të Jonidës për problemet  r acore në shoqërinë amerikane. Ajo shqetësohet se Zara do të përballet me një realitet të vështirë për faktin se vjen nga prindër me ngjyrë të ndryshme.

“Ajo është vetëm pesë vjeç dhe që kur ishte dy, dëgjoi komente për flokët që e bënë të ndihej keq, apo komente për prindërit e saj me ngjyrë të ndryshme. Ajo i vë re këto gjëra – është fëmijë shumë i zgjuar. Askush nuk do ta shohë e të thotë –është një fëmijë gjysmë shqiptar. Ajo është fëmijë me ngjyrë. Dhe kjo vjen me shumë probleme që në moshën pesë vjeçare ajo nuk mund t’i kuptojë”, thotë Jonida.

Dua të dërgoj një mesazh për ta, thotë Jonida. “Mendohuni dhe kuptoni deklaratat që bëni, ndikimin që ato kanë. Deklaratat duhet të jenë të bazuara në prova dhe jo në atë pak përvojë që mund të keni patur me një shok apo fqinj me ngjyrë. Thellohuni pak më shumë sepse kjo mënyrë e të menduarit na ka çuar deri këtu dhe nuk na lejon të bëjmë përparim”.