Shqiptari humb jetën në mënyrë tragjike në vendin e punës

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. E ditur bëhet se ai ka humbur jetën në vendin e punës.
Raportohet se shqiptari punonte për një kompani të prodhimit të tubacioneve.
Po ashtu në njoftimin e dhënë shkruhet se ai ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Gjithashtu është raportuar se po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
Njoftimi i dhënë për këtë ngjarje:
Tiranë/Informacion paraprak Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.