Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Shqiptarët vuajnë për bukën e fëmijëve/ Djali i Tom Doshit me makina luksi darkon në restorantin më të shtrenjtë në Dubai

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e politikanit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në postimet në Instagram.

Së fundmi ka qenë Marcos ai që ka treguar edhe njëherë jetën luksoze teksa ka ndarë në Instagram pamje nga pushimet në Dubai. Edhe atje nuk mund të mungonin mjetet mijëra euroshe si Rolls-Royce dhe Lamborghini.

Djali i Tom Doshit ka zbuluar në Instagram se gjendet në Dubai dhe se ka darkuar në një ndër restorantet më të shtrenjta në botë. Kujtojmë se Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi është zyrtarisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.