Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Shqiptarët janë ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve/ Nënë Liza: Rama po të jetë burrë të dalë këtu!

Nënë Liza simboli i protestave të banorëve të ‘5 Majit’, ishte sot në sheshin para Kryeministrisë. Të moshuarës, të cilës iu shemb shtëpia disa javë më parë, pasi prekej nga projekti dha mesazhin e saj para mijërave shqiptarëve që kanë dalë sot të protestojnë për rritjen e çmimeve. Ndër të tjera, ajo sfidoi kryeministrin, duke i kërkuar të dalë para populli.

‘Ky na shembi shtëpinë, pastaj ngriti çmimet. Unë jam nëna Liza. Pasi shembi shtëpiat, ky na la edhe pa bukë, ka ngritur çmimet. Po qe burrë të dalë sot me këtë popull. Falënderoj të gjithë popullin shqiptarë sa më shumë dhe sa më të fortë. Rinia të jetë në këmbë, unë jam 85-vjeçare’, tha e moshuara.

Me mijëra qytetarë shqiptarë, nga të gjitha qytetet e vendit janë mbledhur sot për të protestuar para Kryeministrisë. Pjesëmarrja në këtë protestë është tepër e madhe. Kjo është dita e katërt e protestës, ndërsa kundërshtohet rritja e çmimeve. Protesta paralele me atë të Tiranës, po mbahen gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit.