Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Shpallet kandidatura/ Ja kush është burri do zvendësoj kancelaren Merkel: Gjeni në…

Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD emëroi kandidatin që ajo do ta nisë në garën për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani në vitin 2021; ministrin aktual të Financave, Olaf Scholz.

SPD chancellor candidate Olaf Scholz: Pragmatism over personality ...

“Ne e dimë, se për disa ky vendim është një kthesë e papritur”, deklaroi dyshja drejtuese socialdemokrate, Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans. „Ne ju lutemi për besim në rrugën tonë, dhe jemi të vendosur që këtë rrugë ta kalojmë së bashku.”

Esken dhe Walter-Borjans prej kohësh konsideroheshin si kundërshtarë të Scholzit. Vitin e kaluar ata ia dolën të fitonin në zgjedhjet për postin drejtues të partisë kundrejt Olaf Scholzit. Prej atëherë ka pasur „një bashkëpunim të ngushtë” dhe me besim kanë deklaruar dy socialdemokratët.

Angela Merkel's deputy Olaf Scholz to run for chancellor in 2021 ...

Ata e vlerësojnë Olaf Scholz, që nga marrja e detyrës drejtuese të partisë si „një partner të besueshëm dhe të orientuar nga puna në ekip, i cili mund dhe do të luftojë për një politikë socialdemokrate për këtë vend dhe që ndan me ne vizionin për një shoqëri më të drejtë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në popullin gjerman, Olaf Scholz renditet mes politikanëve më të preferuar, sipas sondazheve.

Olaf Scholz: "I Want To Win" | TV6 News

Në kohën e pandemisë së Coronës shumë gjermanë vlerësuan masat e tij të vendosura kundër krizës së Coronës dhe përgatitjes së paketave miliardëshe të ndihmës si ministër Financash. Brenda SPD-së, është krahu i majtë që ka më shumë probleme me Olaf Scholz.

Së fundmi disa anëtarë të grupit parlamentar socialdemokrat u shprehën hapur për ministrin Scholz si kandidat për kancelar.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, po socialdemokrat e uroi Olaf Scholz në twitter duke shkruar: „Për një kandidaturë me vrull dhe një kancelar socialdemokrat në Gjermani: Ne qëndrojmë pas teje, Olaf Scholz! Sekretari i Përgjithshëm i SPD; Lars Klingbeil bëri fjalë për një ekip të fortë të përbërë nga partia, grupet parlamentare, qeveria dhe kandidati.

Now Olaf Scholz is heading for the chancellor candidacy | Web24 News