Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Shefja e epidemiologjisë: Shfaqja e koronavirusit do ndryshojë sjelljen e popullatës

Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini, në një intervistë për Abc News është shprehur se kurba po tregon një trend në rënie të personave të infektuar me Koronavirus në vendin tonë.

“Kurba tregon një trend në rënie dhe nga Taks Forca është vlerësuar se gjurmimi i rasteve është bërë intensiv në të gjithë rrethet që kanë pasur fluks të Covid dhe shpresojmë se ky intinsitet të fillojë deri në fund të kësaj jave por fatmirësisht kemi një trend në ulje”, tha Tomini.

Po ashtu ajo ka treguar se pasi të zbehet shfaqja e Koronavirusit ne vendin tone, sjellja e popullatës do të ndryshojë.

“Nese ne nuk do të kemi një ulje minimale të Covid derisa kurba epidemike të shkojë drejt bishtit të epidemisë dhe të kemi raste të pakta më të ulta se dita e sotme sigurisht që ne nuk mund ti kthehemi normalitetit. Dua të theksoj se normalisht deri sa të kalojmë edhe muajin maj, ndoshta java e dytë e tretë e muajit maj nuk do të ketë. Dhe pasi të kalojmë bishtin e epidemisë ndryshimi i sjelljes së popullatës do të ketë disa rezerva kundrejt rutines, normalitetit pasi raste sporadike pretendojmë të kemi dhe gjatë verës dhe shpresojmë që ne vjeshte të mos jetë më prezent”, u shpreh shefja e epidemiologjise.

Leave a Reply