Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Sarën qau prej saj/ Fifi flet për të tani: Unë e kuptoj gjë ajo vajzë po bën lojë!

Spektaklin e kaluar teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Opinionistja Balina i tha Fifit që ajo ka nevojë për vëmendje prandaj po e bën diçka të tillë.
Pas këtij momenti Fifit i bie të fikët.

Ditën e sotme ajo bisedon me Donaldin në lidhje me këtë situatë ku ajo u përfshi.Sipas saj Sarah po e bën këtë gjë vetëm për lojë.

“Unë nuk e njoh Sarën nga jashtë por nëse unë gjykoj ftohtë nga një perspektivë tjetër,unë them që kjo vajzë po bën lojë me ne të gjithë.Më përpara ajo tha nuk ka shanc të ndodhi diçka mes saj dhe Pm më pas ndryshoj komplet”,-tha ajo.

Donaldi nga ana tjetër i tha se ajo është tepër e pasigurt jo vetëm për Pm po edhe për qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

“Ajo nuk është marrë asnjëhere me televizion edhe është shumë e pasigurt jo vetëm për Pajtimin por edhe për hyrjen e saj në shtëpi.Ajo ka shumë emocione dhe është një vajzë shumë e pastër”,-i tha Donaldi.