Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rritet frika për një valë të dytë, Kina regjistron 99 raste me Covid-19

Kina ka numëruar në 24 orët e fundit 99 infeksione të reja me koronavirus, duke shtuar frikën për kthimin e pandemisë, pasi dy ditë më parë numri i rasteve ishte sa gjysma.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë këto janë raste të importuara nga vendet e tjera dhe vetëm dy nga 99 rastet janë transmetuar në vend.

Gjithashtu, NHC raporton se rastet e koronavirusit asimptomatik u dyfishuan në 63 të shtunën, nga 34 ditët e mëparshme.

Shanghai, qyteti tregtar i Kinës, ka numrin më të lartë të të infektuarëve. Qyteti njoftoi 52 raste të reja të koronavirusit, duke përfshirë të gjithë shtetasit kinezë që udhëtonin nga jashtë.

Nga rastet e reja të Shangait, 51 persona fluturuan në të njëjtën ditë nga Rusia. Rasti i 52-të përfshin një shtetas kinez që mbërrin në Shanghai nga një udhëtim në Kanada.

Tashmë numri i infeksioneve në vend arrin në 82.052, ndërsa numri i të vde kurve është 3,339.

Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Leave a Reply