Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rrëqeth me rrëfimin shkrimtarja e njohur: Më detyruan të shkruaja poezi për Enver Hoxhën, nëse nuk do e kisha bërë nuk do jetoja

Shkrimtarja Adelina Mamaqi rrëfen në Qendrën Kombëtare të Librit raportin dhe shqetësimet e saj për letërsinë për fëmijë. Gjithashtu, Mamaqi ndalet edhe tek ndikimet e reg jimit ko mun ist, ku shpesh herë autorët ishin të detyruar që të shkruanin për dikt atu rën dhe Enver Hoxhën.

Report TV - Adelina Mamaqi thirrje Ministrisë së Arsimit: Të kontrollohen  librat për fëmijë - YouTube

“E nënvlerësojnë letërsinë për fëmijë. Më falni, por këtë e bëjnë kritizerët e letërsisë për të rritur. Duhet të themi, se shija e të ngrënit nis tek fëmija formohet me ushqim të mirë. Unë mendoj se letërsia për fëmijë ka një rëndësi të madhe, se edukon tek fëmijët dashurinë për letërsinë”, shprehet shkrimtarja për fëmijë Mamaqi.

Për letërsinë e vjetër shqipe për fëmijë, Mamaqi shprehet se Ministria e kulturës duhet të vërë dorë, por jo në çdo botim

“Unë shikoj të nevojshme nga MK të vlerësojnë vlerat, jo të gjithë librat e vlerësuar në atë kohë janë të përshtatshëm në këtë kohë, sepse brezat evoluojnë”.

“Mua më mori në telefon sekretari i Komitetit Qendror të Rinisë edhe më tha: ‘Duhet të shkruash një poezi për shokun Enver’. U detyrova ta shkruaj, më vinte apo s’më vinte mirë. Nga Lidhja e Shkrimtarëve më kërkuan disa herë të bëheshe anëtare partie, nuk pranova. Nëse do të kisha pranuar, me siguri matematike do të isha dë n uar”.

Shkrimtarja Adelina Mamaqi: Fëmijëve u serviren botime çedukuese dhe tekste  makabër! (VIDEO) - Shqiptarja.com