Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rishfaqet MURTAJA? Ky rajon i botës futet në karantinë?

Mongolia ka futur në karantinë një rajon pranë kufirit me Kinën pas shpërthimit të murtajës. Dy raste të dyshuara, kanë ardhur si rezultat i konsumit të mishit të një ketri gjigant, kafshë lokale.

Për pasojë, dy vëllezër janë identifikuar të mërkurën, njoftojnë ekspertët e shëndetit. Kryeqyteti provincial në Mongolinë perëndimore, është futur në karantinë. Sipas atyre që raportojnë mediat lokale, automjetet nuk lejohen të hyjnë në zonë përkohësisht.

146 persona të ndryshëm kanë patur kontakte me individët e prekur, të cilëve iu analizuan provëzat. 504 persona si kontakte sekondare, janë identifikuar po ashtu. Infeksioni bakterial mund të vrasë një person brenda 24 orëve nëse nuk kurohet në kohë.