Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rikthehet koronavirusi në Lushnje, 4 persona rezultojnë pozitivë

Ditën e sotme është bërë me dije se në Lushnje janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus. Kjo ka bërë që pandemia të rikthehet në këtë qytet ndërsa mësohet se rastet e reja janë në dy familje dhe dyshohet se familjarët e tyre kanë patur kontakte me persona të tjerë në Tiranë.

Burime jo zyrtare tregojnë se në dy familjet janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të zgjerohet rrethi i testimeve.

Deri ditën e djeshme qytetet e tjera të vendit nuk regjistruan raste të reja të të infektuarve duke rritur kështu optimizmin por si duket pandemia ka filluar të rikthehet edhe në zona të tjera.

Tirana vijon me një numër të konsiderueshëm rastesh në total të cilat janë shtuar veçanërisht pas infektimit të repartit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku një numër i madh i personelit mjekësor, dhe i pacientëve të shtruar kanë rezultuar pozitiv.

Deri në këto momente numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 1080, ndërsa numri i viktimave në 33.

Numri i të shëruarve është 823, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme të shtruar në Infektiv raportoheshin 24 pacientë.

Leave a Reply