Rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti shqiptar

Një lajm i trishtë ka tronditur sot futbollin shqiptar. Ish-futbollisti shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari. ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare për shkak të koronavirusit,
I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër.
Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Koronavirusi.
Zulabeari qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone.
Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve, teksa para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.