Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Receta e gjysheve shqiptare: Ja si të gatuani bamje me mish pule, familja juaj do lëpi gishtat

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t’i gatuar. Në këtë recetë mund t’i gatuani me pulë.

Gatime tradicionale Greke: Bamje ne tave me pule !!!

Përbërësit: 4 racione pulë, 1 kg bamje, 2 qepë, 4-5 kokrra domate, 80 ml vaj ulliri, 500 ml verë e bardhë, 1 kokërr limon, kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

Skuqim racionet e pulës në 50 ml vaj ulliri. Pasi të ketë marrë ngjyrë pula, shtojmë edhe qepën.

Vazhdojmë të skuqim dhe për pak minuta derisa të zbutet qepa. E shuajmë me verë të bardhë. E lëmë të reduktohet.

Në një tigan tjetër skuqim bamjet në sasinë e ngelur të vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pulën. Shtrojmë bamjet në një tepsi. Vendosim racionet e pulës mbi to.

I pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.

Turli në Tavë me Patëllxhanë dhe Bamje - Shije e Përsosur - AgroWeb