Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Reagon Xhafaj për vendimin që mori Amerika për Berishën: Ka Zot ka dhe Amerikë dhe drejtësi

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar, pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në SHBA.

Xhafaj thekson se përshëndet vendimin e drejtë të DASH. Ai shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje të drejtësisë së re.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. L uftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korr uptuarve dhe kr imit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj.

foto galeri