Rasti i parë në këtë qytet të Shqipërisë, 23-vjeçari infektohet me Koronavirus

Ditën e sotme është evidentuar rasti i parë me Koronavirus në rrethin e Sarandës.
Personi i cili ka rezultuar pozitiv em Koronavirus është një 23-vjeçar.
I riu jetonte me familjen në Manastir, Ksamil dhe është paraqitur ditën e djeshme me pneumoni në spitalin e Sarandës.
Pas kryerjes së tamponit ai ka dalë pozitiv. Pritet nisja e tij drejt Tiranës.