Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rama-Veliaj rrënojnë historinë! Shemben vilat e moçme në Tiranë t’i hapet rruga pallatit të ri

Tanimë është e qartë: Qeveria, Bashkia, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë plan për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe histroike.

Qeveria Rama në bashkëpunim me bashki të drejtuara nga Kryebashkiakë të majtë po ndërmerr një aksion të mirëfilltë shkatërrues të historisë dhe kulturës.

VKM, për prishjen e banesave 400 vjeçare në Krujë, VKM për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në duart e Veliajt dhe së fundmi një shembje në heshtje e dy vilave të fundit të periudhës otomane në kryeqytet të cilat ndodheshin në qendër të Tiranës, në Rrugën “Tefta Tashko Koço”.

Shqipëria po humb dinjitetin si shtet, po humb kulturën, po fshin faqet e historisë. Tanimë nuk ekzistojnë më: Vila e familjes Toptani e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që prej vitit 1987.

Tashmë vetëm vizatimet në letër, do të jenë të vetmet që vërtetojnë ekzistencën e vilës së “Abdi Toptanit”, e cila u shemb për të ndërtuar pallat.

Gjithashtu dy vilat kategorizoheshin si ndër modelet më tipike të shtëpive tradicionale tiranase, ndërtuar në një prej rrugëve të të njohura të qytetit dhe të banuara historikisht nga familjet e vjetra tiranase.

Duket se qeveria Rama dhe bashkitë përkatëse po përdorin çdo justifikim të mundshëm për të hapur terren ndërtimi në vendet më me vlerë historike dhe kulturore në vend. Me justifikim tërmetin, planifikohet shembja e banesave të vjetra në Krujë.

Në përfitim nga izolimi i popullsisë prej pandemisë, në heshtje shemben dy vila historike. Të gjitha për përfitime të ardhurash nga qeveria me ndërtimin e kullave moderne.

Tanimë dy vilat nuk janë ndërsa janë kthyer në gropa ku po hidhen themelet për pallatin e ri ndërsa për këto shembje nuk ka asnjë reagim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Denoncim është bërë në redaksinë e JOQ Albania edhe nga një qytetar i cili shkruan se ndërtesa e vjetër është bërë gropë për një objet të ri nga firma e ndërtimit, Arkons me kontraktor: BD Invest.

Ka qene 1 ndertese qe duket goxha e vjeter por aktualisht po behet 1 grope per objekt te ri. Ndërtues është Arkons ndërsa investitor BD invest.
Lidhur me shembjen e dy vilave ka reaguar ambientalisti, Sazan Guri:

A nuk është e dhimbshme që kjo ndërtese e fundit tipike e shtreses elite të Tiranës e 100 viteve me pare, prane Kishes Katolike, rr. e Kavajes te hidhet poshte se gjoja do vije nje pallat shumekatesh per te thene qe historia fillon me 2020. Edhe pastaj e ka fajin akademia serbe qe na morri lahuten apo ajo maqedonase qe shqiptarët kanë zbritur më 1900???!!! Se mos ju shpëton ndonje ide për lali mortjen, që ska lënë cep pa zënë me ndërtime.

Leave a Reply