Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rama tregon historinë prekëse për njeriun e dashur: Do jepja jetën të kthehej nga koma…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend ditën e sotme u ndal te një histori prekëse familjare. Ai tregoi për periudhën kur një njeri i zemrës ndodhej i shtruar në gjendje kome në një spital të Amerikës.

“Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan dhe kur kam hyrë një spital dhe kam parë çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e zotit. Përpara syve të mi kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur në vetëm 2 fishin e popullsisë së Shqipërisë, por si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vetë dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritje e numrit të atyre që thanë se ishte lojë që po qeshnin dhe po talleshin”, u shpreh Rama.

Leave a Reply