Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rama: Ky dimër do të jetë shumë i vështirë edhe për energji

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një dimër të vështirë për Shqipërinë. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama ka folur për krizën energjitike në vend. Sipas tij, dimri do të jetë i vështirë, por jo i fri kshëm.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Rama deklaroi se sfidat kryesore janë ajo e çmimeve dhe sasia e energjisë së disponueshme.

Edi Rama: Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Nuk do të jetë i f rikshëm, por i vështirë po. Ne duam që ta kapërcejmë dimrin pa kufizime dhe duam që ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël.

Ky është një dimër që ka jo vetëm sfidën e rritjes së çmimeve, por edhe sfidën e të panjohurës lidhur me sasinë e energjisë. Shpresojmë që ky dimër të jetë ndryshe nga 3 të tjerët që kaluam. Hidrocentali i Fierzës në nivelin më të lartë. Sfida është shumë e madhe sepse nëse nuk e prodhojmë dot të gjitha ato që na duhen për nevojat e brendshme, jemi të detyruar të dalin në treg. Dimri do të jetë një sfidë e madhe dhe jemi të vendosur që të kemi të një dimër pa kufizime të detyruara nga pamundësi dhe të kemi një dimër që të mos prekë çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël.