Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Rama i shkoi për ngushëllim/ Babai i Klodian Ramës rrëqeth: I thashë nuk dua lëmoshë dua dinjitet dhe drejtësi!

I ati i Klodian Rashës ka folur në lidhje me vizitën e Ramës, i cili i shkoi për ngushëllim. Qazim Rasha u shpreh se që në fillim ia ka bërë të qartë kryeministrit se të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi. Në fakt kështu ndodhi, pasi vetëm pak ditë më parë ai vendosi t’i dhuronte të gjitha paratë e mbledhura për të birin e ndjerë, duke ia ofruar një vajze 11-vjeçare nga Maqedonia e cila ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për kurim.

Edi Rama | OSCE

Qazim Rasha tha:

Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar. Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit. Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet.