Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ra pa ndjenja dhe u largua nga shtëpia e BB/ Reagon edhe motra e saj: Deri në frymën e fundit bashkë!

Alivanosja e Fifit dhe largimi ka ngjallur reagime të shumta në publik. Për këtë ka qenë i menjëhershëm reagimi i motrës së Fifit, Edonës, e cila ka shkruar se në një anë dëshironte që ajo të dilte, por në anën tjetër nuk donte që ajo të dorëzohej.

Tani, ka reaguar edhe motra tjetër e këngëtares nga Kosova, Yllka Raçi, e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se familja e Fifit e di se çfarë shpirti të pastër ka këngëtarja.

Ajo tutje ka shkruar se sinqeriteti i Fifit po ke.qpërdoret aty brenda, derisa e quan si personin më të sinqertë në botë.

“Të dua dhe do jem me ty deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimin e saj motra e Fifit, Yllka.