Qershori me reshje shiu/ Sinoptikania: Ja kur rikthehen ditët me diell, verën tipike do ta përjetojmë në…

Sinoptikania Adiola Bami tregon se gjatë këtyre javëve të qershorit do të ketë reshje shiu dhe ky muaj do të mbyllet me temperatura jo shumë të larta dhe me vranësira.
Verën më të nxehtë do ta përjetojmë duke filluar nga ditët e para të korrikut.
“Kemi pasur një qershor të freskët, kemi pasur pranverë në qershor, pasi maji ka qenë më i nxehtë se qershori. Parashikohet që qershori të mbyllet me temperatura jo të larta. Verë tipike do të përjetojmë duke filluar nga ditët e para të korrikut, pasi edhe java e fundit e qershorit do të paraqitet me reshje.
Gjatë kësaj jave temperaturat do të shkojnë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në fundjavë do të shkojnë deri në 30-31 gradë, dhe këto temperatura do vijojnë gjatë gjithë muajit qershor. Duke filluar nga korriku do të kemi rritje të temperaturave”, tha Adiola Bami për news 24.