Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Që nga Myslym Shyri, këto janë zonat ku duhet të tregoni kujdes për mos t’u infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit, janë evidentuar 17 raste të reja me koronavirus në Tiranë. Mësohet se janë testuar 142 persona të dyshuar, mes të cilëve një administrator i një njësie bashkiake në Tiranë .

Nuk është prekur nga virusi asnjë punonjës i shëndetësisë. Ndërkohë, në kryeqytet janë 12 vatra aktive të koronavirusit. Vatrat janë të shpërndara në zonat gjeografike:

Shkozë, Kodra e Diellit, 3 Vëllezerit Kondi, Astir, Jordan Misja, rr. Fortuzi, rr. Mine Peza, rr. Artan Lenja, rr. Gjergj Legisi, rr. Bill Klinton, rr. Irfan Tomini, rr. Njazi Meka, sheshi Willson , rr. Hajdar Hidri, Fresku, rr. Dibrës, rr. Qazim Vathi, Golden Park, Kombinat, rr. Sami Frashëri, rr. Myslym Keta, shkolla 11 Janari, Don Bosko, Bregu i Lumit, Kamëz, Krrabë, Laprakë, Oxhaku lgj.10, Misto Mame, 21 Dhjetori, Kodra e Priftit, rr. Barrikadave, rr. Faik Konica, 5 Maji, rr. Kavajës, rr. Kongresi i Lushnjes, Myslym Shyri, rr. Stavri Themeli, rr. Besim Alla, rr. Islam Alla, rr. Arben Minga.