Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Puthi pa pikë problemi Andin, habit Jasemina: Mevlani më pëlqen më shumë, do të zërë gjumi tani?

Jasmina, një prej konkurrenteve të Për’puthen u fut live në Instagram mëngjesin e sotëm duke biseduar me ndjekësit e saj.

Një prej tyre i tha që Mevlani është më i miri dhe në mënyrë ironike, Jasmina ia ktheu: “Më i miri është Mevlani. Je i lumtur? Do të të zejë gjumi sot?”

Kujtojmë se të dielën që lamë pas, në Për’puthen Prime, Jasmina i dha puthjen Andit pak para përballjes me Mevlanin. Me këtë të fundit ka pasur debate të as hpra, madje edhe ka lënë studion pasi ai u shpreh se “femrat shqiptare janë materialiste”.

Por kur puthi Andin, veprimin e saj e justifikoi duke thënë: “Puthjen kam dashur që ta jap që në takim. Nuk njihemi aq mirë. Ne kemi diçka me njëri tjetrin. Unë akoma se njoh Andin 100 përqind”.

Ndërsa Andi ia cilësoi buzët si shumë të ëmbla dhe më pas tha: “Unë se prisja, por meqë ma dha s’do të thotë se ka përputhje. Më la të kuptoja disa gjëra, që është shumë guxim tare. Jasmina është vajza që unë pëlqej më shumë dhe kjo e shtoi akoma më shumë pëlqimin.”