Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Publikuan videon teksa ecnin me shpejtësi skëterrë me makinë, e pësojnë keq dy të rinjtë

Policia ka arrestuar dy persona pasi u shfaqën në një video duke ecur me një Audi me 201 milje në orë në autostradën M23.

Kjo është një shpejtësi shumë e rrezikshme dhe ishin vetë ata që publikuan videon.

Në klip, makina mund të shihet duke rritur shpejtësinë në një rrugë të rrëshqitshme në autostradë, ndërsa shoferi filmon gjithçka.

Brenda rreth pesë sekondave, makina arrin të kapë nga 61mph deri në 116mph, shumë më shumë se kufiri i shpejtësisë për drejtim të sigurt dhe pa rrezikshmëri.

Pastaj, shoferi fillon të devijojë në rrugë, duke krijuar situata akoma më të rrezikshme si për makinën e tij, ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Gjatë gjithë kohës, personi që drejton makinën ka vetëm një dorë në timon.

Pasi pamjet u bënë virale në internet, Policia e Sussex e ndau vetë atë dhe arritën të gjurmojnë dhe kapin mjetin e zi.

Ata u arrestuan për ngarje të rrezikshme.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania