Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Publikohen pamjet magjike, kjo ndodhi në qiell por shumë pak patën fatin ta shikonin

Një fenomen i rrallë ndodhi ditën e diel, por për fat të keq në Evropë ky fenomen nuk u pa. Një pjesë e vogël e botës përjetuan një eklips befasues rrethor të dielën.

Hëna e re u zhvendos në qendër në një zonë që ishte vetëm rreth 20 kilometra e gjerë dhe shtrihej në gjatësi nga Kongoja përmes Jemenit, Omanit, Etiopisë, veriut të Indisë dhe më tej në Tajvan në Paqësor.

Në qiell u duk për pak fare minuta një unazë e zjarrtë, e cila zgjati një minutë dhe 22 sekonda.

Fotot e eklipsit diellor që ndodhi po bëjnë xhiron e botës tani. Për fat të keq ky eklips diellor u pa vetëm nga një pjesë shumë e vogël e botës.

Pamja ishte magjike dhe ata që patën mundësi ta shikonin kanë mbetur me gojën hapur. Imazhet që janë kapur nga eklipsi diellor që ndodhi janë me të vërtetë magjike.

Kurse në Gjermani duhet të presin edhe shumë vite për të parë një pamje të tillë. Sipas Astronomëve kjo do të ndodhë më 3 shtator 2081.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Ora