Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

PS-ja ka marrë 74 mandate, deputeti i PD-së paralajmëron fortë: Zgjedhjet e 25 prillit nuk do njihen do vazhdojmë….

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka komentuar në emisionin “Opinion” mbledhjen e fundit të kësaj fo rce lidhur me çështjen e njohjes së zgjedhjeve dhe linjën që do të ndjekë PD në vijim.

Çmendet' Mark Marku: Do i nxjerrim zvarë nga zyra këta rrugaçët e do marrim  pushtetin me revolucion - Shqiptarja.com

I pyetur nga Blendi Fevziu lidhur me vendimin për mosnjohjen e zgjedhjeve, Marku tha se ende nuk ka një vendim, por la të kuptohet se PD edhe në mosnjohje të zgjedhjeve do të jetë në parlament.

Sot ka qenë e ftuar në “Open” edhe deputetja e ardhshme e Kuvendit, Grida Duma e cila po ashtu nuk e tha pre rë se do të hyjnë apo jo në parlament, por e la të nënkuptohej një diçka e tillë.

Pjese nga bi seda: Fevziu: Çfarë domethënë, mosnjohje e zgjedhjeve domethënë edhe mos-hyrje në parlament?

Marku: Nuk përjashtojnë njëra-tjetrën., Ky proces nuk mund të njihet, do të thotë që demokracia nuk funksionon.

Fevziu: Kjo do të thotë që nuk shkohet në parlament, bllokohet parlamenti… Marku: Unë nuk e di si do merret vendimi, mund të hysh dhe në pralament….

Fevziu: Janë vjedhur zgjedhjet sipas jush? Marku: Vetëm të jem nga Tajvani, do them jo.

Fevziu: Pse do shkoni në parlament? Marku: Do bëj lu ftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lu fta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet.

Basha Pledges Minimum Wage Of EUR 400 If Elected - Exit - Explaining Albania