Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Protestoi për Teatrin, jep dorëheqjen vajza e zv.ministrit të Insfrastrukturës, Ana Shkreli

Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj pretendojnë se çështja e Teatrit Kombëtar është mbyllur me shembjen e godinës por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nga burime pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli e cila kishte në drejtim një godinë që varet nga Bashkia.

Ana Shkreli pavarësisht faktit se ishte e punësuar në institucionin në varësi të bashkisë së Tiranës ka marrë pjesë në protestën e qytetarëve pash shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Monitorimi i Veliajt ka qënë shumë i rreptë. Ai ka siguruar fotografi që dëshmojnë praninë e Shkrelit në protestë dhe burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se mbi të është ushtruar presion dhe janë hedhur shumë kritika.

Ana ka postuar sot një status në Facebook, ku flet për fillime të reja dhe burime të besueshme, bëjnë me dije se ajo ka dhënë dorëheqjen.

Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi shumë për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”. Gjë që u kthye në destinacion me vlerë për kryeqytetin.

Duket se ajo ka çmuar më shumë lirinë dhe bindjet e saj, në vend të rehatisë dhe konformizmit të administrates ndaj edhe ka zgjedhur të mbrojë Teatrin si shumë qytetarë të tjerë.

Leave a Reply