Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Profesori suedez jep lajmin e mirë për të gjithë: Ja përse kemi më shumë imunitet nga Covid-19 tani

Një studim i kryer nga Instituti Karolinksa në Suedi tregon se njerëzit që nuk kanë antitrupa të koronavirusit, mund të kenë imunitet me qelizat T, të cilat i identifikojnë dhe i vras in qelizat e infektuara.

Studimi ka përfshirë rreth 200 persona. Njëri nga bashkautorët e tij, Hans-Gustaf Ljunggren, thotë se imuniteti me qeliza T duket se është shumë jetëgjatë.

Radio Evropa e Lirë: Përmendët qelizat T… Si funksionojnë këto qeliza, krahasuar me antitrupat?

Hans-Gustaf Ljunggren: Kjo është një pyetje e mirë. Qelizat T janë qeliza të bardha të gja kut dhe ato janë të specializuara në identifikimin e qelizave të infektuara nga virusi. Për dallim prej tyre, antitrupat janë të specializuar në identifikimin e grimcave të lira të virusit në trup. Qelizat T i vra s in qelizat që janë infektuar me virus. Në thelb, e eliminojnë ‘fabrikën’ ku prodhohen grimcat e vir usit në trup.

Radio Evropa e Lirë: Si zhvillohen qelizat T në trupat e njerëzve?

Hans-Gustaf Ljunggren: Në çdo sekondë, në trupin tënd, në trupin tim dhe në trupin e secilit, gjenerohen miliona qeliza të reja T. Të gjitha këto qeliza T, në mënyrë të mrekullueshme, kanë aftësi të njohin gjithçka që trupi mund të hasë. Kjo do të thotë se të gjitha qelizat T kanë specifika të ndryshme. Nëse ne infektohemi me virus, si koronavirusi për shembull, disa prej qelizave T do t’i identifikojnë qelizat e infektuara. Ato do të ndahen me shpejtësi – do të jenë miliona sosh me këtë specifikë të veçantë, që do të luftojnë sëmund jen.

Dietë e mirë ushqimore, stërvitje, gjumë i mirë…