Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Priten tensione të mëdha? Zëdhënësi i Metës paralajmëron: Të gjithë ata që kanë nisur mesazhe në emër të Presidentit Meta do hetohen

Tedi Blushi në cilësinë e zëdhënësit të Presidentit të Republikës ka den oncuar skan dalin e keqpërdorimit të mesazheve telefonike, ku persona tashmë të identifikuar, në emër të gjoja Presidentit të Republikës, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fye se në adresë të qytetarëve.

Statement by the Spokesman of the President of the Republic, Mr. Tedi Blushi  - Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Zëdhënësi Blushi u shpreh se lidhur mbi këtë ska ndal do të kërkohet edhe he tim ndërkombëtar.

‘Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta d ënoj me forcë konsumimin e veprës p enale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fy ese dhe kër cënuese në adresë të disa qytetarëve.

Këto akte të dëshpë ruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.

Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.