Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Prek me rrëfimin gazetarja shqiptare: Babai im ka paguar shumë në spitalet shtetërore që të shpëtoja

Prej vitesh ko rrupsioni në spitalet tona shtetërore vazhdon të jetë një problem shumë i madh për shqiptarët, që detyrohen të paguajnë për cdo shërbim që kanë nevojë.

Raportimi i gazetares Glidona Daci | ABC News Albania - YouTube

Edhe pse vitet e fundit thuhet se ka rënë disi ryshfeti për mjekët dhe infermierët, tashmë cdo shqiptar e di që të kryejë punë në spitalin shtetërore duhet të fusë dorën në xhep.

Gazetarja Glidona Daci ka rrëfyer një rast personal në lidhje me bluzat e bardha në spitalin shtetëror në vendin tonë, ndërsa po flitej për korrupsionin në institucione.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Daci tha se kur ishte fëmijë i është nënshtruar një operacioni dhe sa babai i saj ka qenë i detyruar për të paguar para në mënyrë që t’i shpëtonte jetën.

Ajo tregoi se në spitale asokohe nuk kishte as fasha, të cilat më pas janë siguruar nga i ati i gazetares.“Në mes të operacionit tim, infermierja ka dalë dhe i ka kërkuar tim atë fasha për të lidhur kokën sepse nuk kishin fasho.

Përpos gjithçkaje tjetër kam paguar pafund para në një spital shtetëror. Isha fëmijë. Babai im ishte i detyruar të jepte para për të më shpëtuar jetën.