Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Polici ndihmon të moshuarën për pazaret, italianët: Çdo ditë shikojmë gjeste të tilla!

Siç e dimë, të moshuarit janë më të prekurit nga koronavirusi dhe rrezikojnë edhe më shumë se kushdo prej pandemisë.

Jo vetëm nga efektet e sëmundjes, por edhe vetmia ose pamundësia për të lëvizur, duke pasur parasysh moshën, sëmundjet që sjell ajo dhe rekomandimet për të mos dalë nga shtëpia.

Ka impresionuar një foto e postuar në Instagram nga Selia e Policisë së Napolit e cila bëhet një emblemë e solidaritetit:

Imazhi tregon një polic që ndihmon një grua të moshuar, vetëm në rrugë, për të çuar në shtëpi ushqimet që ka blerë.

Një tjetër foto po në Napoli, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një punonjës policie ka kapur për dore një fëmijë autik i cili ka humbur rrugën dhe polici e dërgon drejt shtëpisë së tij.

Pas përpjekjeve njëri prej punonjësve të rendit ka mundur të qetësojë djaloshin ndërsa vendasit tregojnë se çdo ditë shohin gjeste të tilla nga policia në qytetin e tyre.

Burimi: fanpage Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply