Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Po u prishin ndërtesat, banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës: Kemi votuar PS-në nuk e prisnim këtë

Në zonën e ish-Kënetës, në Durrës banorët kanë protestuar për shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Në këtë zonë prej disa vitesh ka filluar një investim për projektin që ka qëllim ndërtimin e një rruge.

Banorët e kanë mësuar shembjen e ndërtesave ditën kur edhe kanë filluar punimet për shembjen e objekteve.

Ata janë shprehur se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar dhe nuk dinë si do të zhvillohet ndërtimi i rrugës dhe se në këtë mënyrë nuk dihet fati i objekteve të tyre. Ata u thanë gazetarëve se ishin votues të PS dhe nuk e prisnin këtë gjë.