Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Po habisin botën me bukurinë e tyre, njihuni me dy motrat e rralla/ Ja përse janë kështu

Nuk na rastis të shohim shpesh një person ‘albin’, pasi kushtet për këtë janë shumë të rralla.

Prandaj dhe këto dy motra nga Kazakistani kanë magjepsur njerëzit nga e gjithë bota me pamjen e tyre, të zhveshur nga ngjyrat apo detajet.

Ato kanë lindur në të njëjtën familje, me 12 vjet diferencë dhe kanë të përbashkët gjendjen e tyre ‘albine’. Tashmë motrat e famshme kanë marrë shumë mbështetje për gjendjen e tyre që më parë konsiderohej e pafat.

Asel e Kamila Kalaganova janë mjaft të kërkuara si modele në vendin e tyre.
Kamila është dy vjeçe kurse motra e saj është 14. Vëllai i tyre Aldiyar është tetë vjeç dhe ka një pamje normale kazake.