Plazhi 2020/ Drejtoresha e turizmit zbulon si do të jetë kjo verë: Nuk ka festa nate, nuk ka…

Para disa ditësh kryeministri Edi Rama lajmëroi se plazhet do të hapen nga 1 Qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 Qershorit për të gjithë pa përjashtim. Megjithatë qytetarët duhet të respektojnë një sërë masash dhe të tregohen të kujdesshëm në të mirë të shëndetit të tyre.
Drejtoresha e turizmit dhe mjedisit, Rovena Moçka ka treguar për “Report Tv” se nuk do të lejohen aktivitetet që shkaktojnë grumbullime dhe që nuk ruajnë distancën fizike. Nuk do të lejohen festat e natës apo schiuma party. Personelet që do të ofrojnë shërbimet do të jenë të pajisur të gjithë me maska dhe doreza.
“Deri tani sikur është deklaruar, jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën, aktivitetet me grumbullime të mëdha, aktivitetet që nuk mundësojnë distancimin fizik, që nuk mundësojnë qasjen e higjienës, nuk janë të lejuara në këtë fazë, nuk është e rekomanduar. Festat e natës apo schiuma party nuk mund të organizohen, por po mundohemi të gjejmë ndonjë aktivitet tjetër me një numër më të kufizuar njerëzish. Masat dhe dorezat janë të rekomanduar deri tani për personelin që ofrojnë shërbimet dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit”, tha Moçka.