Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Plas shèrri keq në selinë e PD-së/ Mësohet se janë rrähur keq dèputetët

Një in cident ka ndodhur teksa po fliste Enkelejd Alibeaj në selinë e PD-së. Një grua është futur në sallën e konferencave duke bërtitur teksa në dorë kishte teserën e PD-së. ajo thotë që partia duhet të marreë në konsideratë kontributin e të gjithëve.

“Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë nuk mund të më pengoni të bërtas këtu”, tha ajo teksa bërtiste “mos më prek!”, “mos më prek!”.

‘Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje”, tha ajo.

Gjatë fjalës së tij kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj deklaroi se vendimi i sotëm i gjykatës nuk ndryshon asgjë në mënyrën se si funksionon partia. “Kjo nuk ndryshon deri sa ne të bëjmë ankimimin dhe gjykata të japë fjalën e fundit”, tha ai duke theksuar se PD funksionon sipas një statuti që përbën rregullin në PD.

“PD dhe demokratët nuk mund të synojnë të ardhmen duke parë nga e shkuara. S’mund ta bëjnë këtë duke patur përballë SHBA-të dhe vlerat e demokracisë në fakt”, tha ai.