Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Përfundon numërimi në Durrës, triumfon PS kurse partia e Monika Kryemadhit del duarbosh

Ka përfunduar numërimi i kutive në qarkun e Durrësit ku kryeson bindshëm Partia Socialiste me 79624 vota në total, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 63431 vota, ndërsa LSI 9480 vota.

Përkthyer këto në përqindje, Partia Socialiste ka marrë 50.26 % të votave, PD 41.45% ndërsa LSI 6.19%.

Kështu, Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate në këtë qark, teksa Partia Demokratike numëron 6 mandate dhe LSI asnjë mandat.