Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Pas përfundimit të ‘Big Brother’, gazetarja nga Kosova flet: Loja e Beatrix më ka bërë shumë keq

Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që ka qëndruar larg intervistave dhe rrjeteve sociale, pas përfundimit të formatit.

Por së fundmi ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pasi është shfaqur në disa intervitsa televizive. Në një dalje të fundit ajo ka rrëfyer detaje të reja nga rrugëtimi i saj në formatin “Big Brother Vip.”

Moderatorja kosovare ka zbuluar se pas daljes ka qenë e penduar që ka hyrë në një format të tillë pasi ka kaluar shumë momente të vështira aty. Ndër këto momente, Egzona veçon si më të vështirën atë të lojës së Beatrix Ramosajt, duke shprehur se e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Më të vështirë e ka bërë fakti që unë kam hyrë në lojë shumë vonë, e ka bërë shumë të vështirë qëndrimin tim. Ne banorët që hymë më vonë, hymë në një be tejë që kishte përfunduar. Brenda përballesh më një realitet që jashtë s’ke dashur ta besosh. Banorët brenda e kanë pasur mendjen tek loja e tyre dhe nuk iu ka interesuar shumë kush ka hyrë. Nuk ndihesh e barabartë me të tjerët. Nëse do më pyesnin kur kam dalë kisha thënë “jam penduar”, sot jo nuk mendoj se jam penduar. Ndërsa brenda shtëpisë momenti më i vështirë ka qenë misioni që ka bërë Beatrixa, ka qenë shumë i vështirë për mua, sidomos kur e kam kuptuar që në Prime nuk është dukur ashtu siç e kemi marrë ne. Ka qenë thyerja ime më e madhe të cilën nuk kam mundur ta rimarr veten edhe më tej.”– tha Egzona në një intervistë për “T7.

“Loja e Beatrix më ka thyer”, ish-banorja e Big Brother VIP