Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Pas mbylljes nga koronavirusi, shteti fqinj i Shqipërisë gati hapjen e plotë nga masat

Mali i Zi planifikon të shkojë drejt hapjes së plotë duke hequr të gjitha masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deklarata është bërë nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, një ditë pasi vendi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus. Ai tha se Mali i Zi pritet t’i rikthehet normalitetit në 18 maj.

Markoviç tha për mediat se qeveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit, ku sipas tij do të synojë të ruajë investimet në turizëm duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin.

Leave a Reply