Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Pamje rrëqethëse nga Ukraina/ Rusët sülmojnë ekipin e gazetarëve amerikan

Momenti rrëqethës kur një ekip i Sky News po s ulmohej nga artileria e rëndë ruse ndërsa po përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit në Ukrainë është publikuar ditën e sotme.

Korrospodentja e Sky News Alex Crawford 59 vjeç dhe ekipi i saj shihen në video të shtirë në tokë mes britmave dhe zhurmës së shpërthimit të r aketave ruse gjatë s ulmit.

Pamjet dramatike të kamerës së dorës tregojnë momentin kur ekipit i thuhet të ‘zbresë’, duke u shtirë në tokë ndërsa Crawford përpiqet të përfundojë regjistrimin duke raportuar për su lmin e befasishëm.

Por ajo është e shqetësuar ndërsa përshkruan skenën nga britmat e një civili aty pranë që paralajmëron për zj arr të mëtejshëm, duke detyruar ekipin e Sky News të hypë në automjet në mënyrë që të mund të iknin.