Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Pamje që të therin në shpirt, i moshuari i pastrehë ushqehet në koshat e plehrave

Pamje rrëqethëse kanë mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një i pastrehë, i moshuar që endet në rrugët e Elbasanit ka prekur një qytetar të rastësishëm.

I moshuari është ulur pranë një koshi plehrash dhe i uritur ha nga ato çfarë ka gjetur brenda tyre.

E teksa shiu sapo kishte mbaruar, i moshuari përsëri nuk është shqetësuar, pasi ushqimi në ato momente është gjëja më e rëndësishme për të.

Qytetari i cili ka çuar edhe videon ngre shqetësimin mbi funksionimin e qendrave sociale, të cilat mesa duket vetëm emrin kanë.

Vuajtjet e të moshuarit tregojnë edhe një herë vujtjen në tërësi të Shqipërisë, e qeverisur nga klasa politike që kanë për qëllim vetëm zhvatjen dhe varfërimin e popullit.

Qytetari shkruan:

Prsh Joq, shih c’behet ne Elbasan, nuk e kuptoj ku jane qendrat qe i marrin kto persiper?,me vjen shume keq qe qendron ne ket shi ne mes te rruges dhe per me teper duke ngren ato qe sapo gjeti ne plehra, O horrat e parlamentit hidhini nje here syt nga keto te shkretet, P.s ju sufllaqexhinjt mos na hapni barkun duke komentuar po ti pse i ben video pse nuk e ndihmon, Nuk kam pse te tregoj bamiresin qe bej!