Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Osmani: Vendi po kalon dy pandemi: atë të koronavirusit dhe të politikanëve të papërgjegjshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur ish-ministrit Agim Veliu, që gjatë ditës përmes një postimi në Facebook, e quajti “përkthyese të Thaçit”.

Osmani, po ashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendi po kalon dy pandemi: atë të koronavirusit dhe të politikanëve të papërgjegjshëm, raporton KOHA.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të koronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm. Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Do ia dalim”.

Osmani, të martën mbrëma në emisionin “Desku” në KTV, kritikoi Veliun për qasjen ndaj Qeverisë ku bënte pjesë edhe ai si ministër i Punëve të Brendshme. Për këtë reagoi sot Veliu, e tash edhe Osmani.

Leave a Reply