Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Obo sa vapë do jetë! Ekspertët tregojnë sa gradë do të arrijnë temperaturat këtë gusht

E gjithë Evropa perëndimore është përfshirë nga i nxehti ekstvrem, me turmat në distancim social, në kërkim të shpëtimit në shatërvanë, pishina e plazhe në një kohë kur autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqet e shëndetit e rreziqet e zjarreve po ashtu.

FOTOT/ Vapa tërbon femrat në Ksamil, nudo në plazhin publik (16+) ...

Nga Britania në Itali, temperaturat mbi 40 gradë celcius i kanë bërë maskat thuajse të padurueshme ndërkohë që gjithnjë e më shumë qytete i kanë bërë të detyrueshme ato për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

“Pavarësisht të nxehtit përvëlues, është më mirë të durosh vapën se sa të marrësh koronavirusin”.

14 qytete italiane janë vënë në gjendje alarmi për shkak të të nxehtit ndërsa Franca ka lëshuar paralajmërime për rreth një të tretën e vendit.

nxehte vape - JavaNews.al

Zyrtarët në Paris kanë kufizuar qarkullimin e makinave për të kufizuar ndotjen e ozonit ndërsa dhjetëra e mijëra francezë nisën udhëtimin për pushime drejt zonave me klimë më të freskët.

Në Holandë, plazhistëve iu kërkua të evitojnë disa zona të shumëpopulluara ku nuk mund të ruheshin distancat sociale.

Moti i nxehtë dhe me vapë vazhdon deri ditën e enjte

Në Gjermani, që po ashtu shënoi ditën më të nxehtë të saj për 2020, pishinave publike iu vunë kufizime për numrin e personave në përpjekje për të reduktuar rrezikun e infeksioneve, me biletat hyrëse që shiteshin online, mbylljen e dysheve apo kabinave të zhveshjesh dhe një distance prej 1.5 metrash që duhej ruajtur në pishinë dhe jashtë saj.

Ja çka duhet të dini që të mos helmoheni gjatë ditëve me vapë ...