Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

O Zot sa shumë dhimbje në familjen shqiptare! Detajet, si humbën jetën në shtëpinë e fqinjit dy prej trinjakëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditët e fundit në Gjermani, ku një familje shqiptare ka përjetuar humbjen e dy vogëlushëve.

Ngjarja ka ndodhur në Greven të Gjermanisë, ku mediat vendase raportojnë se dy prej trinjakëve të familjes, vetëm 2 vjeç janë mb ytur në një rezervuar me ujë, pranë shtëpisë së fqinjit .

Fëmijët ishin duke luajtur në shtëpi dhe më pas kanë dalë nga banesa për të shkuar në rezervuarin e fqinjit, pasi ai aty mbante peshq dekorativ dhe ata kërkonin t’i shihnin. Mirëpo, kjo ka rezultuar fata le për dy vogëlushët.

Kur dy fëmijët janë larguar, binjakja e tretë ka nisur të qajë. E motra e madhe ka shkuar për ta qetësuar dhe në momentin kur ka parë që nuk kanë qenë në shtëpi dy binjakët ka nisur ti kërkojë.

Ndërkohë al armi është ngritur nga fqinja, e cila i ka parë në rezervuar. Zërin e saj e ka dëgjuar vajza e familjes dhe ka vrapuar drejt rezervuarit

Menjëherë i ka nxjerrë jashtë fëmijët të cilët janë dërguar me urgje ncë me helikopter në spital, por nuk kanë arritur dot të shpëtojnë.

Tragjedia ka ndodhur në familjen e Almir Kryemadhit, me origjinë nga Skrapari por që kishte jetuar në Tiranë. Bashkëshortja e tij është nga Lushnja. Ata kishin tre vite që jetonin dhe punonin në Gjermani. Një tragje di e tillë u ra si gj eme familjes e cila vetëm pak ditë më parë kishte festuar 2 vjetorin e trenjakëve, pikërisht më 6 qershor.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë komunitetin dhe është përcjelle nga të gjitha mediat gjermane.