O sa emocione të rralla/ Doktoresha shqiptare shtatzënë publikon foton nga spitali: Po punojmë bashkë që të largohet Covid-19!

Doktoreshë Krisli Serani i prek të gjithë me një foto publikuar nga Infektivi i QSUT.
E veshur gjer në dhëmbë, doktoresha mban me dorë barkun e saj të rrumbullakosur dhe shkruan “sepse ne punojmë bashkë këtu”.
E ka fjalën për djalin që po pret dhe është në javët e fundit të shtatzënisë. Por doktoreshë Krisli nuk e ka lënë punën mes të sëmurëve me Covid.
Miqtë e urojnë për sakrificën dhe i kërkojnë të jetë e kujdesshme, sepse “kur të tjerë nuk pranojnë të punojnë as si roje te infektivi, doktoresha po e bën këtë me kurajo të jashtëzakonshme për dy vetë”.
Krisli, do të jetë kështu doktoresha që deri në momentin e fundit para lindjes, përjetoi gjithë emocionet e sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, dhe në postimet e saj, u kërkon të gjithëve të jenë të kujdesshëm.