Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Nuk e la Shqipërinë për t’u bërë emigrant, njihuni me burrin që prodhon verën më të rrallë në botë në Vlorë

Në fshatin Dukat i Ri në Vlorë prodhohet vera e shegës. Një agronom e prodhon pijen me përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilën më së shumti e kërkojnë për problemet e kolesterolit, apo arteriale. Teksa vjel shegët e tij në fshat, Hariz Kapo na tregon se idenë ia dha një izraelit.

Prodhimi i verës së shegës/ Agronomi e nxjerr në Dukat të Ri, idenë ia dha  një izraelit - Top Channel

“Një pemë jo më shumë se dy metra e lartë me origjinë turke e me një ngjyrë aq tërheqëse është një kulturë, e cila nuk të mundon në rritjen e saj e sidomos toka e fshatit Dukat është mjaft e mirë për këtë pemë”, rrëfehet Kapo.

Prej dy vjetësh, në fermën e ngritur 25 vjet më parë, hardhive dhe kulturave të tjera u është shtuar edhe shega. Agronomi nga Dukati i Ri thotë se fermerët duhet ta kultivojnë më shumë këtë frut.