Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ngrihen në protestë shqiptarët para ambasadës greke në Londër me thirrjet: Emigrantët shqiptar në Greqi s’janë vetëm mos u bëni keq!

Dje para Ambasadës Greke në Londër u zhvillua një protestë e organizuar dhe realizuar nga Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes”.

Teksa mbajtën një minutë heshtje për të riun, Klodian Rasha, kreu i kësaj lëvizje, Marsela Koçi, tha se kjo protestë ishte kundër Greqisë, pasi siç tha ajo, po manipulohet me çështjen e tyre dhe për faktin se shteti grek ka “vendosur kushte të palejueshme për Shqipërinë për tu bërë anëtare e BE”.

“Jemi mbledhur këtu si komitet shqiptar. Si fillim duam të mbajmë një minutë heshtje për Klodian Rashën, i riu që u v ra padrejtësisht nga dora e po li cisë. Kemi arritur në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kur llogari duhet tu kërkojmë atyre që i konsiderojmë vëllezërit tanë, jo vetëm atyre që konsiderojmë a r miq. Sepse shteti shqiptar që duhet të ishte prezent në çdo takim që bëhet me Greqinë apo me vend të tjera që manipulojnë me çështjen tonë.

Sot jemi mbledhur për t’i thënë Greqisë se këtu ka shqiptar, Shqipëria nuk është vetëm Çamëri, se sa shumë shqiptarë ka këtu. Jemi kundër ligjit të lu ft ës, shkel çdo të drejtë dhe jemi kundër ndarjes së detit, nuk kemi nevojë t’i japim llogari Greqisë por ajo ne.