Në shtëpi po veç ta shihni ç’super festë ka organizuar Emina Çunmulaj për 2-vjetorin e të bijës (Pamje)

Për familjen e Emina Çunmulajt dita e djeshme ishte shumë e veçantë! Vogëlushja e saj Mia ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 2-vjeç.
Me rastin e 2-vjetorit, Emina dhe bashkëshorti i kanë organizuar Mias një festë përrallore në kopshtin e shtëpisë. Në festë nuk kanë munguar tullumbacet shumëngjyrëshe, lojërat, personazhet vizatimore, ëmbëlsirat dhe torta e ditëlindjes.
Emina ka treguar se e ka përgatitur vetë tortën për vogëlushen e saj dhe që i ka rezultuar shumë e shijshme. Nga postimet në rrjete sociale shihet se familja janë argëtuar shumë në praninë e njëri-tjetrit.