Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Në Elbasan shpërthejnë thirrjet nga ballkonet: Rama IK!

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet më të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare, por kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët do të ndihmohen. Edhe pse këto ditë ka patur shumë raportime se ka shumë shqiptarë që janë në hall për bukën e gojës.

Ndërsa në Elbasan bashkia ka organizuar një koncert që banorët lagjes “5 Maji’’ të dëgjonin muzik nga ballkonet e shtëpive të tyre, për të thyer paska monotoninë e karantinës.

Por si dëgjohet në një video që është publikuar banorët kanë shpërthyer nga ballkonet e tyre në thirrje:

Rama ik!
Më poshtë po sjellim edhe videon e plotë, ku dëgjohen thirrjet ‘Rama ik!’. Si dallohet edhe në video ka edhe nga ata banorë që janë mbledhur poshtë pallateve të tyre.

Leave a Reply