Në ‘Big Brother’ thyhèn sërish rregullat, ja kush i nisi dronin Kiarës me mesazhin: Më mungon o jetë

Një nga banorët ka marrë një surprizë nga qielli. Kiara Tito është surprizuar nga një dron që mbante një mesazh të veçantë.
“Kiara më mungon o jet”, shkruhej në banderolë, surprizë që e emocionoi Kiarën. E mesa duket ky mesazh vjen nga stilisti i njohur Niko Komani, i cili ka ndarë dhe pamjet.
Mirëpo me këtë veprim janë thyer sërish rregullat e formatit, pasi pak kohë më parë Sara Hoxha bëri të ditur se dronat janë të ndaluar këtë vit.