Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ndodh për herë të parë/ Gjykäta e të Drejtave të Njeriut vendos, shembet Kisha Serbe që u ndërtua në tokën e boshnjakes

Aut oritetet boshnjake kanë shembur një kishë ortodokse serbe e cila ishte ndërtuar ilegalisht në tokën e një gruaje boshnjake, pas një be teje të vështirë 20-vjeçare, rast i cili arriti deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Punëtorët dhe makineritë e ndërtimit arritën në oborrin e Fata Orloviqit në fshatin Konjeviq, të shtunën. Ata shembën kishën me muret e bardha dhe kambanën mbi të.

Veprimi vjen pasi Gjy kata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi në 2019-n se autoritetet duhet ta heqin kishën. Vendimi thoshte edhe se Bosnja duhet t’ia paguante dëmet familjes së Orloviqit, një total prej 31,000 eurosh, raporton AP.

Kisha ishte ndërtuar pak pasi Orloviq dhe familja e saj u dëbuan nga fshati, 20 kilometra nga Srebrenica gjatë luftës së Bosnjës më 1992-1995. Familja është boshnjake, që shumica janë myslimanë dhe fshati ishte marrë nga serbët e Bosnjës të cilët janë të krishterë ortodoksë.